Spitali "ACIBADEM Sistina" dhe "Banja e Kllokotit" shkëmbejnë eksperiencat për trajtimin e pacienteve pas operacionit
Traumatologu i mirënjohur nga spitali ACIBADEM Sistina Prof. Dr. Jordan Saveksi dhe Dr. Shahsivar Musliut ndër fiziatërit e parë në Banjën e Kllokotit kanë mbajtur një takim informues dhe kanë shkëmbyer eksperiencat e tyre me trajtimin e pacienetve pas operacioneve.
Ky takim pati karakter informues rreth asaj që Dr.Saveski, tash e shumë vite ka orientuar pacientët pas operimit, të kalojnë në rehabilitim në Banjën e Kllokotit.
Prof. Dr. Jordan Saveski, i mirënjohur dhe i shpërblyer në shumë shtete botërore në fushën e mjeksisë, ka shprehur intersimin që në tetor, të jetë vetë prezent në ambientet e Banjës së Kllokotit, ambient ky ku gjejnë shërim mijra të sëmurë ndër vite!