Masazha
Ka një efekt të dobishëm ne sistemin muskulor si muskujt e tendosur, muskujt e tensionuar duke i relaksuar dhe gjallëruar përmes masazhës ku ndihmon edhe qarkullimin e gjakut.
Përshkrimi i llojeve të masazhave
Masazha manuale- është procedurë themelore shëruese, e ruajtjes së shëndetit si dhe program bashkëkohor i relaksimit. Ajo është aplikim i lëvizjeve speciale të duarve në lëkurë, shtresën nën lëkurore si dhe indet e thella.
Masazha është veprim i duarve të fizioterapeutit ose personit i cili e kryen masazhën me qëllim të përmirësimit të gjendjes ekzistuese të personit i cili i nënshtrohet kësaj procedure. Masazha manuale klasike ( segmentale ose e përgjithshme) përmirëson qarkullimin venoz dhe limfatik, rrit ushqyeshmërin e lëkurës dhe indit nënlëkuror, relakson muskujt, zvogëlon dhembjet dhe i qetëson ato.
Drenazha limfatike manuale– është teknika më efektive e masazhës manuale për eliminimin e edemave e prejardhje të sëmundjeve të ndryshme. Përdoret me kombinimin e vajrave dhe teknikave të ndryshe të masazhës ku përmes kësaj arrihet një relaksim psikik dhe fizik.
Kryo masazha– është masazhë me akull e cila aplikohet menjëherë në pjesë të sapo lënduara të trupit, infalamacione dhe enjteje.