Elektroterapia
Elektroterapia është lëmi e terapisë fizikale, e cila për qëllime terapeutike shfrytëzon lloje të ndryshme të rrymave elektrike.
Përshkrimi karakteristikave
Rrymat në terapi fizikale ndahen në:
-Rrymat konstante, njëkahëshe apo gallavanike
-Rrymat diadinamike apo të moduluara me frekuencë prej 50-100 Hz qe janë rryma me frekuencë te ulët.
-Rrymat e Leducit me frekuence prej 140 Hz qe i takojnë rrymave me frekuencë të ulët.
-Rrymat interferente apo endogjene me frekuencë prej 4000Hz ku numërohen edhe si rryma me frekuencë te mesme.
-Rrymat me frekuencë te larte prej 0,5-4000 MHz te cilat në organizëm shndërrohen ne energji te nxehtësisë.
Avancimet teknologjike kanë shtuar edhe mundësinë më të madhe të përdorimit të aparaturave moderne, të cilat i mundësohet fizioterapeutit të ketë qasje me të lehtë dhe veprim më të denjët ndaj sëmundjes së pacientit.
Rrymat gallvanike
Janë rryma që janë përdorur ndër vite. Përdorimi i këtyre rrymave bënë që në organizmin e njeriut të ketë veprim fizik, ku është provokuar lëvizja e joneve në drejtim të elektrodave që kanë ngarkesë të kundërt elektrike, si pasojë e kësaj, vije deri te çrregullimin e koncentrimit të joneve në dy anët e membranës qelizore, si dhe vije te reaksioni kimik, kështu që ndërron PH e mjedisit në kuptim të rritjes së aciditetit nën anodë dhe bazicitetit nën katodë. Në lëkur dhe inde të thella në lidhshmërinë mund të konstatohet veprim në nervat vazo-motrorik dhe veprim në nervat senzitiv.
Indikacionet
- Gjendjet postraumatike pa dëmtime të lëkurës (hemeatom kontezion etj)
- Sëmundjet okolozive të arterieve të gjymtyrëve-Morbus Raynoud.
- Gjendjet pas trombozave të venave
- Neuralgjitë, radikulopatite, neuropatite, mialgjitë
- Paraliza periferike të nervave
- Sëmundjet reumatizmale (degjenerative, inflamatore në bazë të remisionit ekstra-artikular).
Kundraindikacionet
- Gjakderdhja
- Inflamacioni akut
- Dyshimi në proceset malinje
- Gjendjet fibrile
- Dëmtimet e lëkurës
- TBC te regjionit të aplikimit
- Dekompenzimi i zemrës
- Te shtatzënat
Elektroforeza e medikamenteve
Nënkupton futjen trenskutane të barnave nëpërmjet lëkurës intakte në organizëm me ndihmën e rrymave gallvanike, bari i cili përdoret, jep një efekt të mrekullueshëm në regjionin e dhimbjes ku edhe nuk bënë dëme në pjesën e organeve të brendshme, gjate aplikimit nuk ka dhimbje, përdoren ampula të veçanta siç janë lidocain, novakin, dhe diclofen etj. Zakonishtë kohezgjatja është 5-10 minuta.
Indikacionet
- Mundësia e veprimit lokal te patologjitë e lokalizuara në sipërfaqe
- Reumatizmi ekstra articular
- Reumatizmi articular
- Artriti rheumatoid
- Crregullimet e qarkullimit
Rrymat diadinamike
Këto rryma përdorin frekuencë të ulët 50-100 Hz, me 5 modulacione të ndryshme dhe efekte të mira në organizëm siç janë CP,MF,DF,LP,RS.
Indikaconet
- Crreullimet në qarkullimin periferik arterial
- Gjendjet pas trombozave
- Spasmin muskular
- Neuralgjit
- Mialgjit
- Neuropatit
- Semundjet reumatizmale etj.
Rrymat interferente
Këto rryma përdorin një frekuencë prej 4000 HZ, dhe quhen rryma me frekuencë të mesme.
Përdorimi i këtyre rrymave sjell një benefit të madh te pacienti siç janë:
Indikacionet
- Gjendjet postraumatike te nyejve, muskujve ,tetivave, pa dëmtime të lëkurës
- Lëndimet sportive
- Sëmundjet reumatizmale
- Lëndimet e thyerjeve te kockave
- Morbus sudeck- mos ngjitja e ashtit brenda 6 muajve
- Inplantet e nyeve siq jane endorotezat , osteosintezat , pllakat te ndryshme gjate inplanteve etj.
Terapia Elekotrostimulare
Terapia zë vend të veçantë në terapi fizikale. Kjo terapi përdor rryma impulsive që tregojnë se nuk është rrymë e vazhdueshme, por mes rrymave ka ndërprerje. Zakonisht përdoret te pacientët të cilët testi manuel muskular është 0 deri 1.Metda eletrostimualtive ngacmon muskujt duke arrit kontraksione muskulare dhe duke i ngacmuar impulset nervore që qojnë në rregullimin e tyre nëpër aksone.
Indikacionet
- Përdoret te dëmtimet e nervave dhe sistemit osteomuskular
- Të dëmtimet e nervave motorik- paralizat periferike
- Te dëmtimet e motoneuronit qendror –paraliza qendrore
- Dëmtimet e sistemeve tjera urologjike, gjinekologjike, okolistike etj
TENS
Kjo rrymë është në kuadër të rrymave stimulative, ku zakonisht përdoret për ndaljen e dhimbjes te pacient.
Indikacionet
- Dhimbjet post operative
- Dhimbjet në gjendjet gjinekologjike gjatë lindjes
- Dhimbjet iofaciale.
- Dhimbjet e dhëmbit etj.