Kinezioterapia
Kinezioterapia është disiplinë që përdor lëvizjen për qëllime terapeutike dhe rehabilituese. Është lëmi e fizioterapisë e cila merret me parandalimin deformiteteve, kurimin (shërimin) dhe rehabilitimin e shumë patologjive të ndryshme.
- Rol kurativ
- Rol parandalues/preventiv
- Rol korrigjues
- Zhvillues, përshtatje motorike
Përshkrimi karakteristikave
– Roli kurativ – shërimin e kapaciteteve funksionale të plota dhe të pjesshme.
– Roli parandalues /preventiv përbehet nga parandalimi i mangësive fizike trupore veçanërisht te fëmijët.
–Roli korrigjues i referohet për t’i luftuar dëmtimet kongjinitale ( të lindura) dhe të fituara.
–Zhvillimin, përshtatjen motorike, funksionale te organizmit.
Indikacionet e kinezioterapisë janë të shumta:
Reumatologji – Ka për qëllim mirëmbajtën e nyjave dhe parandalimin e deformiteteve të tyre (në varësi se në cilën faze zhvillohet sëmundja).
Neurologji – aplikohet në përmirësimin e komandës neuromotorike, inhibimin e spazmës dhe parandalimin a atrofisë, te paralizat qendrore dhe periferike.
Ortopedi dhe traumatologji – aplikohet te thyerjet e eshtrave dhe deformitetit të (unazave) boshtit kurrizor.
Pediatri – aplikohet te fëmijët qe lindin me defekte kongjenitale apo të fituara gjatë lindjes.
Kirurgji – aplikohet te rastet post operative.
Kardiologji – luan një rol të madh ne përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe pulsit të zemrës.
Pulmologji – ka për qellim rregullimin e frymarrjës dhe edukimin e pacientit ne lidhje me sëmundjet respiratore.
Psikiatri – luan një rol tepër të veçantë ku nëpërmjet ushtrimeve fizike bëhet largimi i stresit dhe energjisë negative në organizëm.
Në kuadër të kësaj funksionojnë ushtrimet për përmirësimin e fushës muskulare, fleksibilitet dhe relaksim trupor.