Banja Kllokotit

Parafinoterapia

Parafinoterapia është metode e termoterapisë me të cilën arrihen rezultate te mira terapeutike.
Zakonisht shfrytëzohet për procedura terapeutike te nyjave, muskujve dhe lëndimet e nervave, por, edhe për pjesë tjera të trupit si: fytyrë, shpinë etj. Aplikohet me ndihmën e gazave të zhytura në parafinë me temperaturë prej 55 – 60 °C. Terapia zgjatë 15 – 20 min.
Pas aplikimit lëkura është hiperemike, e nxehte dhe elastike, e përgatitur për procedura tjera terapeutike.

Balta Medicinale-Pelloido terapia 
Balta e Banjës se Kllokotit është studiuar në mënyre shkencore dhe është vërtetuar se i plotëson të gjitha kriteret e nevojshme për përdorim mjekësor. Balta e Banjës se Kllokotit paraqet një përzierje të ujit termomineral si dhe substancave organike dhe inorganike të baltës shëruese të Kllokotit të quajtur me emrin pelloida e Kllokotit. Pelloida zakonisht aplikohet në mënyrë lokale ne formë të kompresave ose drejtpërdrejtë në vendin e duhur duke mbështjellë pjesën e trupit. Aplikohet e nxehtë ose me temperature indiferente. Ne varësi nga sëmundja dhe indikacionet e individit, pellolda së pari ngrohet e pastaj në pjesët e sëmura të trupi mbështjellën me të dhe ashtu të mbështjellura qëndrojnë nga 15 deri në 20 minuta. Ka efekte mekanike, termike dhe kimike. Përshpejton qarkullimin e gjakut rrit proceset metabolike, ndihmon në proceset kronike, inflamatore etj.