Banja Kllokotit

Suksesi i treguar në Banjën e Kllokotit pas intervenimit ne tumor në kokë​

Fejzullah Hoti i cili është diagnostifikuar me tumor ne kokë, pas intervenimit, ka mbajtur terapi në njërin nga spitalet më të njohura në shtetin e Zvicrës, aty ku edhe jeton. Ky spital, sipas tij, është e te njëjtit
nivel te shërbimeve sikurse edhe Banja e Kllokotit, mirëpo, edhe pas mbajtjes së terapive strikte, nuk shihej asnjë sukses i dëshiruar. Banjën e Kllokotit, ai e kishte vizituar para 3 viteve, për qëllime të
caktuara shëndetësore, ku edhe kishte arritur rezultate e pritura. Bazuar në këtë, dhe duke qenë i pakënaqur me atë qka kishte arritur në Banjën ku edhe po qëndronte, ai, së bashku me vëllain, vendosi
të akomodohet në Banjën e Kllokotit. Pas vizitës nga fiziatri kryesor i Banjës së Kllokotit, dr. Farmir Zejnullahu, si dhe, në bazë të të dhënave mjekësore për gjendjen e tanishme, i janë caktuar terapitë
adekuate. Nga gjendja e rëndë e dorës dhe këmbës së djathë, duke u ndihmuar me patericë mbështëse, vetëm pas 5 ditëve qëndrimi, ai arrin që te ec pa ndihmën e saj si dhe pati shtimit të dukshëm të
lëvizshmërisë së dorës dhe të këmbës. Ai pos tjerash, shprehët i kënaqur me nivelin e shërbimit në çdo aspekt dhe funksionimin të mirë si ekip, dhe është falënderues dhe mirënjohës për përfitimet që morri nga ky spital. Sipas tij, ky spital, përpos përkushtimit dhe shërbimeve të nivelit shumë të pëlqyeshëm, ka dhe një “formulë” e cila e bënë të dallohet nga të tjerët, e kjo, me patjetër duhet të jetë përbërja e faktorëve shërues që permbanë uji termomineral i “Banjës së Kllokotit”.