Banja Kllokotit

Ftesë Për Pjesëmarrje Të Profesionistëve Shëndetësorë -mjekë, Infermierë Dhe Fizioterapeutë

Profesionistëve shëndetësorë të punësuar në Spitalin Special për Terapi fizikale me Rehabilitim “Banja e Kllokotit”, për të vazhduar edhe më tutje me performancën profesional siç edhe e kanë dëshmuar ndër vite, i është mundësuar edukimi i vazhdueshëm profesional, në kuadër të aktivitetit “Edukimi i vazhdueshëm profesional në Banjën e Kllokotit”

Duke marr parasysh se, licencim dhe rilicencimi i mjekut është i drtyrueshëm për ushtrimin veprimtarisë mjeksore apo veprimtarisë në sistemin shëndetsorë, sipas autorizimeve ligjore dhe sipas rregullave të parapara nga organizata profesionale Oda e Mjekëve të Kosovës “OMK”, stafi profesional i Banjës së Kllokotit, ka mundësuar edukimin profesional, mbajtjen aktive në aspektin profesional, si dhe pajisjen me pikë akredituese të profesionistëve shëndetësorë të punësuar në Spitalin Special për Terapi fizikale me rehabilitim “Banja e Kllokotit”. 

Ndërsa, për të gjithë profesionistët e tjerë shëndetësorë (Mjekë, Infermierë dhe Fizioterapeutë) të cilët i takojnë kësaj fushe dhe janë të interesuar që të pajisjen me pikë akredituese, dhe të cilët nuk janë të punësuar brenda këtij Spitali “Banja e Kllokotit”, por që janë të interesuar për edukim profesional, mund të jenë pjesëmarrës dhe po ashtu të pajisen me certifikata të fushës përkatëse. 

Aktiviteti i Akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovë
Vlen të ceket, se, ky aktivitet është i akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës si “LIGJËRATË PROFESIONALE”, me 4 pikë akredituese për pjesëmarrjen aktive dhe 3 pikë akredituese për pjesëmarrjen pasive.
Ligjëratat profesionale do të mbahen nga dy herë në muaj, ditëve të enjte duke filluar nga shtatori i vitit 2023. Ligjëratat do të mbahen duke filluar nga ora 13:00, në Amfiteatrin e “Banjës së Kllokotit” në Kllokot, Gjilan.
Profesionistët shëndetësorë të cilët janë të pajisur me kartelë anëtarësie nga Odat përkatëse (Oda e Mjekëve, Oda e Infermierëve apo Oda e Fizioterapeutëve), duhet ta marrin me vete kartelën e cila do të shërbej si formë evidentimi për pjesëmarrje në ligjërata.
Profesionistët shëndetësorë të cilët nuk janë të pajisur me kartelë anëtarësie nga Odat përkatëse (Oda e Mjekëve, Oda e Infermierëve apo Oda e Fizioterapeutëve), do të evidentohen duke u shënuar në lista të veçanta.

Pajisja me Certifikata
Secili profesionist shëndetësor, pas pjesëmarrjes në secilën ligjëratë, do të pajiset me “Certifikatë Akredituese”, ku do të ceken: emri, mbiemri, tema, data dhe pikët aktive ose pasive të pjesëmarrësit.
Certifikatat do të tërhiqen në fund të secilit muaj, në Repartin e Mjekësisë, në zyrën numër 1, përkatësisht zyrën e Krye shefit të Shërbimeve Shëndetësore, Dr. Fatmir Zejnullahut, që gjendet në objektin e “Banjës së Kllokotit”. Ju njoftojmë se, Profesionistët shëndetësorë duhet të paraqiten personalisht për marrjen e certifikatave. Profesionistët shëndetësor të interesuar për pjesëmarrje në këto ligjërata profesionale, mund të paraqiten fizikisht në objektin për të marrë informatat e nevojshme ose mund të kontaktojnë me përgjegjësin për mbarëvajtjen e aktivitetit Dr. Fahri Rexhepi fahriu19@gmail.com ose edhe përmes email-ave tonë banjakllokotit@gmail.com dhe banja_kllokotit@hotmail.com

Banja e Kllokotit, është gjithmonë në hapë me trendët botërore të profesionalizmit shëndetësor!
Gusht, 2023, Kllokot