A U JANË SHFAQUR ETHET FËMIJËS TUAJ?
Kur flasim për ethe duhet pasur kujdes të veçantë për Ethet Reumatike, të cilat hyjnë në grupin e sëmundjeve inflamatore dhe autoimune, që mund të prekin: zemrën, nyjet lëkurën dhe trurin. Është mjaft e shprehur në vendet e pazhvilluara dhe në zhvillim siç është Kosova. Mosha kryesore e pacientëve të prekur nga kjo sëmundje është nga 5 – 15 vjeç. Sëmundja zakonisht shfaqet 2-4 javë, nëse infeksioni i fytit lihet i pa trajtuar për një kohë të gjatë. Për shkak të gjenetikës së tyre, disa njerëz kanë më shumë gjasa të marrin sëmundjen kur ekspozohen ndaj baktereve sesa të tjerët, dhe shumë shpesh mund të jetë kërcënues për jetën. Ethet reumatike shfaqen në rreth 300,000 fëmijë çdo vit.
SHENJAT DHE SIMPTOMAT
Sëmundja zakonisht zhvillohet dy deri në katër javë pas infeksionit të fytit. Simptomat përfshijnë: ethe, dhimbje të nyjeve, lëvizje të pavullnetshme të muskujve dhe herë pas here një skuqje karakteristike të lëkurës, e cila nuk shoqërohet me kruarje. Zemra është e përfshirë në rreth gjysmën e rasteve. Dëmtimi i valvulave të zemrës zakonisht ndodh vetëm pas sulmeve të shumta, por ndonjëherë mund të ndodhë pas një rasti të vetëm.
DIAGNOSTIKIMI
Për të diagnostikuar Ethet Reumatike duhet të përdoren kriteret të cilat kanë tendencë të evidentohet prania e Streptococcus në organizëm me anë të testeve të ndryshme të cilat rekomandohen nga mjeku adekuat.
TRAJTIMI
Regjim shtrati deri në normalizim të CRP-së, nga 2 javë deri në 3 muaj. Penicilinë është bari adekuate, ne rast alergji zëvendësohet. Rreth 60% e pacientëve që vuajnë nga carditis, zhvillojnë sëmundjen kronike reumatike të zemrës. Sulmet akute zgjasin rreth 3 muaj. Nëse carditis së bashku me sëmundje valvulare është prezent, profilaksa duhet të zgjasë deri në moshën 40 vjeçare (me raste, tërë jetën!).
MENAXHIMI I DHIMBJES AKUTE
Inflamacioni nga Ethet Reumatike mund të shkaktojë dhimbje akute për shkak të artralgjisë ose dhimbjes së kyçeve, si dhe dhimbje gjoksi, gulçim dhe dhimbje koke. Ashpërsia e dhimbjes mund të ndryshojë në varësi të shkallës së inflamacionit dhe zonave specifike të trupit të prekura. Vlerësoni perceptimin e dhimbjes së fëmijës dhe vlerësoni ndryshimet në sjellje duhet te shikohet për nyjet e prekura, shkallën e dhimbjes së kyçeve, ektremitetet e prekura si dhe kujdesin për mbarëvajtjen e regjimit të shtratit të fëmijës, gjatë fazës akute.
REKOMANDIMET PER NORMALIZIMI I TEMPERATURËS TRUPORE DHE MENAXHIMI I ETHEVE
Vlerësoni vazhdimisht temperaturën, rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, fëmija duhet vëzhguar për shenja shqetësimi, ethet etj. Të inkurajohet vazhdimisht fëmija për të pirë sa më shumë lëngje dhe ujë, në mënyre që të shmanget dehidrimi nga temperatura e lartë apo edhe t’i bëhen shpesh fëmijës banja me ujë të vakët, dhe ti jepen barnat dhe antibiotikët ashtu siç janë të përshkruara nga Mjeku. Fëmija duhet të jetë i përditësuar me vaksinimet e tij.
TERAPIA FIZIKALE DHE REHABILITIMI TE PACIENTËT ME ETHE REUMATIKE QË I BËHET NË BANJËN E KLLOKOTIT
FAZA E PARË
Terapitë fizikale janë mëse te nevojshme për këta pacient, ndër vite kjo terapi aplikohet në Banjën e Kllokotit, banjën e vjetër siç edhe quhet. Në fazën e parë rehabilitimi zbatohet në shtrat dhe konsiston në masazhe të lehta të përgjithshme trupore, në ushtrime të frymëmarrjes me qëllim të qarkullimit sa më të mirë të gjakut. Kur temperatura normalizohet dhe enjtja e nyjeve të zhduket, duhet të fillohet me ushtrime të disa grupeve të muskujve.
FAZA E DYTË
Zakonisht, pas javës së dytë – tretë të sëmundjes. Ecuria e terapisë fizikale në këtë fazë varet nga prezenca ose jo e karditit te pacienti. Nëse nuk është i pranishëm karditi, gradualisht fillohet me ushtrime aktive të nyjeve dhe muskujve të prekura. Regjimi i shtratit tani duhet të reduktohet, si dhe të rritet koha aktive e shpenzuar nga pacienti/fëmija.
Për me shumë mund te gjeni të dhëna në Banjë e Kllokotit ne linkun:
https://banjakllokotit.com/artikuj/