Enjëta e këmbëve dhe trajitimi
Nëse keni ënjtje në këmbë, kyçe dhe që nuk lidhen me një dëmtim, mund të jetë edemë. Edema shkaktonë edhe fryrje të fytyrës dhe duarve tuaja. Mund të ju bëjë të ndiheni jo rehat. Madje mund
të kufizojë gamën e lëvizjes në kyçet e këmbës dhe kyçet e dorës.Edema shkaktohet nga lëngjet shtesë që grumbullohen në indet e trupit tuaj. Shumë gjëra mund të shkaktojnë akumulimin e lëngjeve, duke përfshirë:
Qëndrimi ulur ose qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë, veçanërisht në mot të nxehtë.
Marrja e barnave të caktuara,Disa probleme shëndetësore, të tilla si dështimi kongjestiv i zemrës, sëmundjet e mëlçisë dhe sëmundjet e veshkave.
Me kalimin e moshës, venat në këmbët tuaja shpesh nuk punojnë aq mirë kundër gravitetit dhe për të shtyrë lëngun përsëri.
Kjo është arsyeja pse edema është më e zakonshme me rritjen e moshës.
Edema shkaktohet nga probleme shëndetësore, të tilla si dështimi kongjestiv i zemrës, sëmundjet e mëlçisë ose sëmundjet e veshkave, ju dë të jeni në gjendje ta menaxhoni atë me tretmanin e duhur.
Tek disa persona, ënjtja vjen si pasojë e artritit. Ata duhet t`i nënshtrohen terapisë fizike për të ndërtuar dhe rritur masën muskulore, çka do të ndihmonte edhe në përmirësimin e qarkullimit të
gjakut.
Mënyrat e trajtimit janë nga më të shumta, por gjithmonë është e rëndësishme për të kuptuar shkakun e më pas të përcaktohet edhe mënyra e duhur e trajtimit. Spitali Special Për Terapi
Fizikale Me Rehabilitim ;Banja e Kllokotit" vetëm këtë vit ka trajtur rreth 120 raste me edema.Mjeti ideal për trajtimin e edemave që ky spital special posedon është posaqërisht për ënjtjeve të ndryshme limfatike si:
• Lirimin dhe qarkullimin e gjakut;
• Parandalimi i ënjtjes së këmbëve dhe venave të
ngërçeve;
• Venat me vari;
• Rritja e numrit dhe madhësisë së qelizave yndyrore;
• Zvoglimin e dhimbjeve;
• Relaksimin e muskujve.
Trajtimi i tillë, në baza ditore, kalon në këto procedura:
• Hidroterapi…
• Fizioterapi…
• Parafinoterapi
Elektroterapi
Për tu informuar më shumë për Spitalin Special Për Terapi Fizikale Me Rehabilitim;Banja e
Kllokotit; rreth trajtimeve që ofron kontaktoni në: +383/ 45 935 935, +383/ 44 935 935