Banja Kllokotit

Balneoterapia

Balneoterapia është aplikimi i ujit termomineral për qëllime terapeutike. Ky ujë është me temperature 20° C dhe në vete përmban më shumë se 1 gr. substanca të tretura në një litër ujë.
Balneoterapia – përmirëson lëvizjet e nyjave dhe me shërimin e energjisë forcon kapacitetin mbrojtës të organizmit.
Hidroterapia – është terapi që aplikohet përmes ujit që përmban substanca kimike, me temperaturë hidrotermale, masazhet nënujore, rryma konstante galvanike (hidroelektrike) dhe hidrogjimnastika (ushtrimet në ujë).Kjo terapi, zë vend me rëndësi në procesin e rehabilitimit dhe sipas veprimit fiziologjik, ujit përcaktohet nga faktorë termik, mekanik dhe kimik. Për shkak të
veprimit të shtypjes hidrostatike përmirësohet qarkullimi venoz.
Veprimi termik përmirëson qarkullimin arterial prandaj lëkura skuqet dhe në kontakt është e nxehte, e  që paraqet të ashtuquajturin hidroterapeutik pozitiv.

Përshkrimi karakteristikave

SIPAS VETIVE TË UJIT DHE FAKTORËVE TJERË SHOQËRUES MUNDË TË JENË:

Hidrotermale – ku efekti kryesor është temperatura përmes ujit.
Hidrokinetike – ku si veprim është energjia mekanike e kombinuar me energjinë termike si: dushet e ndryshme, masazhe nën ujore si dhe hidrogjimnastika.
Hidrokimike – veprimi i substancave të caktuara kimike.
Hidroelektrike – shfrytëzimi i rrymës konstante njëkahëshe (galvanike) përmes ujit. Kur aplikohet vetëm si procedure e nxehtë është e mjaftueshme për 20 minuta. Për ta rritur temperaturën e lëkurës,
muskujve dhe kapsulave artikulare si dhe përmirësimit të qarkullimit te gjakut. Kohëzgjatja e terapisë varet nga forca e stimulit (ngacmimit), kohëzgjatja e procedurave si dhe nga madhësia e sipërfaqes së trupit në të cilën vepron ngacmimi.