Banja Kllokotit

Elektroterapia

Elektroterapia është lëmi e terapisë fizikale, e cila për qëllime terapeutike shfrytëzon lloje të ndryshme të rrymave elektrike.

Përshkrimi karakteristikave

 Rrymat në terapi fizikale ndahen në:

-Rrymat konstante, njëkahëshe apo gallavanike

-Rrymat diadinamike apo të moduluara me frekuencë prej 50-100 Hz qe janë rryma me frekuencë te ulët.

-Rrymat e Leducit me frekuence prej 140 Hz qe i takojnë rrymave me frekuencë të ulët.

-Rrymat interferente apo endogjene me frekuencë prej 4000Hz ku numërohen edhe si rryma me frekuencë te mesme.

-Rrymat me frekuencë te larte prej 0,5-4000 MHz te cilat në organizëm shndërrohen ne energji te nxehtësisë.

Avancimet  teknologjike  kanë shtuar edhe mundësinë më të madhe të përdorimit të aparaturave moderne, të cilat i mundësohet fizioterapeutit të ketë qasje me të lehtë dhe veprim më të denjët ndaj sëmundjes së pacientit.

Rrymat gallvanike

Janë rryma që janë përdorur ndër vite. Përdorimi i këtyre rrymave bënë që në organizmin e njeriut të ketë veprim fizik, ku është provokuar lëvizja e joneve në drejtim të elektrodave që kanë ngarkesë të kundërt elektrike, si pasojë e kësaj, vije deri te çrregullimin e koncentrimit të joneve në dy anët e  membranës qelizore, si dhe vije te reaksioni kimik, kështu që ndërron PH e mjedisit në kuptim të rritjes  së aciditetit nën anodë dhe bazicitetit nën katodë. Në lëkur dhe inde të thella në lidhshmërinë mund të konstatohet veprim në nervat vazo-motrorik dhe veprim në nervat senzitiv.

Indikacionet

  • Gjendjet postraumatike pa dëmtime të lëkurës (hemeatom kontezion etj)
  • Sëmundjet okolozive të arterieve të gjymtyrëve-Morbus Raynoud.
  • Gjendjet pas trombozave të venave
  • Neuralgjitë, radikulopatite, neuropatite, mialgjitë
  • Paraliza periferike të nervave
  • Sëmundjet reumatizmale (degjenerative, inflamatore në bazë të remisionit ekstra-artikular).

Kundraindikacionet

  • Gjakderdhja
  • Inflamacioni akut
  • Dyshimi në proceset malinje
  • Gjendjet fibrile
  • Dëmtimet e lëkurës
  • TBC te regjionit të aplikimit
  • Dekompenzimi i zemrës
  • Te shtatzënat

Elektroforeza e medikamenteve

Nënkupton futjen trenskutane të barnave nëpërmjet lëkurës intakte në organizëm me ndihmën e rrymave gallvanike, bari i cili përdoret, jep një efekt të mrekullueshëm në regjionin e dhimbjes ku edhe nuk bënë dëme në pjesën e organeve të brendshme, gjate aplikimit nuk ka dhimbje, përdoren ampula të veçanta siç janë lidocain, novakin, dhe diclofen etj. Zakonishtë kohezgjatja është 5-10 minuta.

Indikacionet

  • Mundësia e veprimit lokal te patologjitë e lokalizuara në sipërfaqe
  • Reumatizmi ekstra articular
  • Reumatizmi articular
  • Artriti rheumatoid
  • Crregullimet e qarkullimit

Rrymat diadinamike

Këto rryma përdorin frekuencë të ulët 50-100 Hz, me 5 modulacione të ndryshme dhe efekte të mira në organizëm siç janë CP,MF,DF,LP,RS.

Indikaconet

  • Crreullimet në qarkullimin periferik arterial
  • Gjendjet pas trombozave
  • Spasmin muskular
  • Neuralgjit
  • Mialgjit
  • Neuropatit
  • Semundjet reumatizmale etj.

Rrymat interferente

Këto rryma përdorin një frekuencë prej 4000 HZ, dhe quhen rryma me frekuencë të mesme.

Përdorimi i këtyre rrymave sjell një benefit të madh te pacienti siç janë:

Indikacionet

  • Gjendjet postraumatike te nyejve, muskujve ,tetivave, pa dëmtime të lëkurës
  • Lëndimet sportive
  • Sëmundjet reumatizmale
  • Lëndimet e thyerjeve te kockave
  • Morbus sudeck- mos ngjitja e ashtit brenda 6 muajve
  • Inplantet e nyeve siq jane endorotezat , osteosintezat , pllakat te ndryshme gjate inplanteve etj.

 Terapia Elekotrostimulare

Terapia zë vend të veçantë në terapi fizikale. Kjo terapi përdor rryma impulsive që tregojnë se nuk është rrymë e vazhdueshme, por mes rrymave ka ndërprerje. Zakonisht përdoret te pacientët të cilët testi manuel muskular është 0 deri 1.Metda eletrostimualtive ngacmon muskujt duke arrit kontraksione muskulare dhe duke i ngacmuar impulset nervore që qojnë në rregullimin e tyre nëpër aksone.

Indikacionet

  • Përdoret te dëmtimet e nervave dhe sistemit osteomuskular
  • Të dëmtimet e nervave motorik- paralizat periferike
  • Te dëmtimet e motoneuronit qendror –paraliza qendrore
  • Dëmtimet e sistemeve tjera urologjike, gjinekologjike, okolistike etj                            

      TENS

Kjo rrymë është në kuadër të rrymave stimulative, ku zakonisht përdoret për ndaljen e dhimbjes te pacient.

Indikacionet

  • Dhimbjet post operative
  • Dhimbjet në gjendjet gjinekologjike gjatë lindjes
  • Dhimbjet iofaciale.
  • Dhimbjet e dhëmbit etj.