Banja Kllokotit

Historia e Banjës së Kllokotit

Historiku

Fshati Kllokoti gjatë mesjetës, si vendbanim përmendet qysh në mesjetën e hershme.
Kllokot qysh në kohërat e lashta ka ekzistuar shpërthimi i ujit termomineral me një intenzitet më të dobët. Kllokotit si vendbanim i vjetër përmendet në vitin 1381 me të njëjtin emër. Prejardhja e emrit është nga uji që kllokon (gurgullon, kllok – kllok). Në banjë kishte disa burime natyrore të ujit mineral të gazuar, në shënime të vitit (1922) përmend 4 burime, por derdhja difuze e ujit mineral u vu re në sipërfaqen më të madhe të banjës në depozitimin aluvial. Temperatura e ujit të burimit ishte 37 gradë Celsius. Uji merrej dhe përdorej për tu larë në një pishinë të improvizuara.
Si ndërmarrje shoqërore ‘’ Banja e Kllokotit’’, me qëllim të shfrytëzim të ujërave mineral, u
themelua në shkurt të vitit 1953.
SI Qendër për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim Banja e Kllokotit; si institucion i mirëfilltë shëndetësor ka filluar së punuari që nga shtatori i vitit 1981.
Banja e Kllokotit ka një traditë shumë vjeçare, ofron një trajtim profesional me shumë shërbime nga një staf i gjerë mjekësore, i licencuar si Spital Special për terapi fizikale me rehabilitim.

Përshkrimi karakteristikave

Pozita Gjeografike

Banja e Kllokotit ndodhet në pjesën juglindore të Kosovës, në luginën e rrjedhës së sipërme të Moravës Jugore, e cila këtu quhet Morova e Binçës. Gjendet 17 km në lindje të Ferizajit, dhe 300 m nga rruga Ferizaj-Gjilan, ku dhe me qytetin e Gjilanit ndanë të njejtat kilometra. Shtrihet në 438 m mbi nivelin e detit, në një gropë të krijuar tektonikisht që më vonë u mbush me sedimente terciare dhe kuaternare, me klimë të moderuar kontinentale. Regjionin i Anamoravës prej shumë kohësh njihet për pasuritë e shumët natyrore. Njëra nga këto pasuri është edhe Banja (Llixha) e Kllokotit. I rrallë është si vis në të cilin në një sipërfaqe kaq të vogël disponon me më shumë burime të ujërave shëruese, termal e mineral sikur që është Anamorava.

Rajoni i Anamoravës për nga ndërtimi i relievit i takon ndryshimeve gjeologjike të shkaktuara nga lëvizjet tektonike. Morava e Epërme, sipas pamjes së relievit dallohet me kodrina dhe lugina tektonike që janë të pasura me minerale. Pikërisht në Moravën e Epërme dhe nëpër majat e maleve dhe kodrinave vërehet se kanë vepruar dikur vullkanet dhe pas shuarjes kane mbetur vetëm kupolat rrumbullake. Ato vullkane kane nxjerrë minerale te shumta mbi korën e tokës nga ujërat nëntokësorë, të cilat e bëjnë thithjen e mineraleve dhe ato i grumbullojnë ne luginën e Moravës së Epërme. Magma është më afër sipërfaqes së tokës e cila liron temperaturë dhe e ngroh ujin. Në mjediset e kësaj qendre ka burime të ujit termomineral me efekt mjaft kurativ. Banja e Kllokotit është shumë e njohur për cilësinë e saj shëruese duke iu falënderuar burimeve të shumta dhe të pashtershme të ujit termomineral. Uji i hulumtuar i takon ujërave acidik homeoterm të: Na, K, Ca. HC03, CO2, Mg, Si02.

Kushtet Klimatike

Banja e Kllokotit cilësohet për kushtet mjaft të volitshme klimatike: ku dimrat këtu janë  te bute gjersa vera karakterizohet me nxehtësi te përballueshme dhe me erëra te kohëpaskohshme veriperëndimore të cilat sjellin freski dhe këtë vend e bëjnë shumë te përshtatshëm dhe të këndshëm për mjekim, pushim dhe rekreacion. Atë e vizitojnë dhe kurohen shumë vendas dhe të huaj. Ne mjediset e këtij spitali special ka burime te pashtershme të ujit termomineral me temperature 37°C si dhe baltës (pelloidës) mjaft të njohur shëruese.   

Turizmi

Distanca prej 20 kilometrash nga dy qendrat si Ferizaj dhe Gjilan e largon Banjën e Kllokotit  nga vrullet dhe zhurmat e qyteteve, gjë që e bën atë perfektë për pushim dhe relaksim. Me kryeqendrës së Kosovës – Prishtinës ka vetëm 55 km largësi.

Ndërtesat mjekësore dhe turistike janë të vendosura në parkun e peizazhuar prej pesë hektarësh me plotë qetësi  dhe pishina të jashtme  dhe të brendshme me ujit të nxehtë dhe baltë (pelloidë).

Kapaciteti

Spitali Special për Terapi Fizikale me rehabilitim” Banja e Kllokotit” disponon me një kapacitet akomodimi me mbi 700 shtretër. Akomodimi bëhet në dy objekte, me dhoma me 1 dhe 2 shtretër si dhe apartamente. Ka një restaurant me 350 ulëse, sallën e konferencave me 150 ulëse.

Ekipi mjeksor

Kujdesi mjekësor ushtrohet nga mjekë profesional të lëmive të ndryshme, si,  ftiziatër, neurolog, internist, neuropsikiatër, mjekë të përgjithshëm ,fizioterapeutë (bachelor dhe master), janë rreth 40 fizioterapeut dhe motra medicinale, dhe një numër i konsiderueshme i personelit ndihmës me gjithsej rreth 130 punëtorë, të cilët kujdesen për sigurinë, akomodimin, ushqimin higjienën dhe mbarëvajtjen e punëve në këtë spital.