Na kontaktoni per rezervime ne: +381 (0) 280 385 041, +381 (0) 280 385 001
+377 (0) 44 935 935, +377 (0) 45 935 935, Tel/Fax: +381 (0) 280 385 355

Terapitë


  • Kineziterapia
  • Parafinë - Peloidoterapia
  • Elektroterapia
  • Laseroterapia
  • Magnetoterapia
  • Hidroterapia
  • Balneoterapia

    Aplikimi i ujit termomineral për qëllime terapeutike quhet balneoterapi. Ky ujë është me temperaturë mbi 20oC dhe në vete përmban më shumë se 1 gr substanca të tretura në një liter ujë. Balneoterapia ka një ndikim shumë kompleks. Sipas vetive të ujit dhe faktorve tjerë shoqërues mund të jenë:

    Hidroteramle - ku efekti kryesorë është temperatura përmes ujit,

    Hidrokinetike - ku si veprim kryesorë është energjia mekanike e kombinaur me energjin termike si dushet e ndryshme, masazha nënujore si dhe hidrogjimnastika.

    Hidrokimike - veprimi i supstancave të caktuara kimike, dhe

    Hidroelektrike - shfrytëzimi i rrymës konstante njëkahëshe (galvanike) përmes ujit.
    Kur aplikohet vetëm si procedurë e nxehtë është e mjaftueshme 20 min, sepse ajo është e mjaftueshme për të rritur temperaturën e lëkurës, muskujve dhe kapsulave artikulare si dhe përmirsimit të qarkullimit të gjakut. Kohëzgjatja e terapisë varet nga forca e stimulit (ngacmimit), kohëzgjatja e procedurave si dhe nga madhësia e sipërfaqes së trupit në të cilën vepron ngacmimi .Procedurat hidroterapeutike sipas sipërfaqes në të cilën uji vepron mund të jenë lokale dhe të përgjithshme.

    Lokale kur është e zhytur një pjesë e trupit në ujë, ndërsa të përgjithshme kur i gjith trupi është i zhytur në ujë. Procedurat lokale mundë të kryhen qdo ditë, ndërsa të përgjithshme për qdo ditë ose me ndërprerje. Terapia zgjatë 3-5 javë. Terapia mund të përsëritet pas 3 deri 4 muajve.

  • Pishina terapeutike

    është e paisur me platforma të pjerrta, shkallë dhe ashensorë për të ndihmuar pacientët në hyrje dhe dalje, si dhe mbajtëse anësore dhe paralele për të siguruar qëndrimin e pacientëve. Gjatë ushtrimeve mund të përdoren topa të ndryshëm. Efekti terapeutik arrihet me kombinimin e vetive fizike të ujit ( presionit hidrostatik, dendsitetit ) si dhe ushtrimeve terapeutike. Në mesin e efekteve të përgjithshme të trajtimit në pishinë kemi: përmirësimin e qarkullimt të gjakut, relaksimin, përmirësimin e lëvizshmërisë, forcimin e muskujve, sigurimi i ushtrimeve të ecjes me ngarkesë minimale të nyjeve, si dhe përmirësimi i gjendjës emocionale dhe mendore. Rekomandohet për pacientët ortopedik, pacientët me dhimbje kronike të shtyllës kurrizore, artrit kronik reumatoid, pacientët me sëmundje neurologjike etj. Trajtimi zgjat 15 - 45 min nën monitorimin e shenjave vitale. Temp. e ujit ne pishinën terapeutike është 33-36 °C, ndërsa temp. optimale për aktivitetet rekreative (not) 28 - 30 °C.

  • Masazha nënujore (Habard ose kada galvanike)

    Pacienti plotësisht është i zhytur në ujë, në pozitën shtrirë në shpinë ose barkas. Me ndihmën e pulsatorit shfrytëzohet presioni i ujit përmes gypit me forcë prej 1 deri 2 atmosfera duke rrespektuar qarkullimin venoz ( prej periferis në drejtim të zemrës ). Temperatura e ujit është 32 - 33 °C. Koha e trajtimit zgjatë 20 min.

  • Larje të alternuara (ndryshueshme)

    Aplikohen përmes dy enëve. Në njërën enë temp. e ujit është 10 - 15 °C, ndërsa në tjetrën 38 - 40 °C. Pacienti i zhyt ekstremitetet ne ujin e nxehtë dhe i mban rreth 2 min dhe pastaj i zhyt në enë më ujë të ftohët në të cilën i mban 20 - 30 sec. Këtë përsëritje e bënë 4 - 5 herë, gjithëher duke filluar me ujë të nxeht dhe përfunduar me ujë të ftohët. Rezultati i kësaj terapie është përmirësimi i qarkullimit lokal.

  • Larje haufeove

    Janë larje lokale të cilat karekterizohen me rritje graduale të temp. Fillohet me temp. të ujit nga 30 °C dhe plotsojm enën gradualisht me ujë të nxehtë gjatë 20 min deri sa të arrihet temp. e ujit prej 40 - 42 °C. Temp gradualisht rritet kështu që nuk vjen deri të lëndimi i enëve të gjakut. Këto larje nuk shkaktojnë vazokonstrikcion as reakcion paradoksal vetëm gradualisht vie deri të zgjërimi i enëve të gjakut ku arrihet një hiperemi lokale. Terapia aplikohet qdo ditë 10 - 20 seanca. Indikacionet: morbus raynand, arterioskleroza e enëve të gjakut si dhe dëmtimi i enëve të gjakut te diabeti i avancuar.

  • Elektroterapia

    Galvanizmi dhe elktroforeza - rritë rrjedhjen e gjakut në inde, zvogëlon dhembjen, përmirëson qarkullimin etj.

    Rryma diadinamike - është rrymë me frekuencë të ulët, përmirëson qarkullimin dhe arrinë një efekt të fortë analgjetik.

    Rryma interferente - largojnë spazmen e muskujve, largojnë dhembjen, mundësojë përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

    TENS - aplikohet te të gjitha llojet e dhembjeve ku është i nevojshëm veprimi i shpejt dhe i fortë.

    UZ - valët e ultrazërit depërtojnë 3 - 5 cm në thellësi të indeve dhe kanë efekt analgjetik termik dhe mekanik.

    Magneto terapia - posaqërisht është e nevojshme te të gjitha sëmundjet reumatike, sepse zvogëlon edemen dhe ndezjen e nyjeve, zvogëlon dhembjen, përshpejton formimin e kallusit, bënë regjenerimin dhe ripërtrirjen e indeve dhe kërcit, stimulon sekretimin e hormoneve, zvogëlon spazmën e muskujve, rrit kalciumin e eshtrave te osteoporoza dhe pas frakturave, rritë imunitetin lokal dhe të përgjithshëm.
    Rezultatet më të mira i jep te të sëmurit me osteoporozë, gonartrozë, koksartrozë, spondilozat, te lëndimet dhe thyerjet e eshtrave, te endoprotezat e kërdhokullave dhe gjunjëve, skleroza multiplex etj.

    Llaseroterapia - zvogëlon dhembjet, gjendejt inflamatore, edemat, përshpejton regjenerimin e indeve, ka efekt pozitiv në regjenerimin e eshtrave, nervave periferik, indin muskulorë dhe atë lëkurorë. Veqanarisht në mënyrë efektive vepron të lëndimet sportive, plagët të cilat vështirë mbyllen, sëmundjet reumatike, mund të shfrytëzohet edhe si akupunktur me llaser.

  • Masazha manuele

    është procedurë themelore shëruese, e ruajtjes së shëndetit si dhe program bashkëkohorë i relaksimit. Ajo është aplikim i lëvizjeve special të duarve në lëkurë, shtresen nënlëkurore si dhe indet e thella. Masazha është veprim i duarëve të fizioterapeutit ose përsonit i cili e kryen masazhen me qëllim të përmirsimit të gjendjes ekzistuese të përsonit i cili i nënshtrohet kësaj procedure. Masazha manuele klasike (segmentale ose e përgjithshme) përmirëson qarkullimin venoz dhe limfatik , rrit ushqyeshmërn e lëkurës dhe indit nënlëkuror, relakson muskujt, zvogëlon dhembjet dhe qetëson.

  • Drenazha limfatike manuele

    është teknika më efektive e masazhës manuele për eliminimin e edemave me prejardhje të ndryshme. Me kombinimin e vajrave dhe teknikave të ndryshme të masazhës arrijmë një relaksim psiqik dhe fizik.

  • Balta medicinale

    Balta e Banjes së Kllokotit është studjuar në mënyr shkencore dhe është vertetuar se i plotson të gjitha kriteret e nevojshme për përdorim mjekësor. Balta e Banjës së Kllokotit paraqet një përzirje të ujit termomineral si dhe substancave organike dhe inorganike të baltës shëruese të Kllokotit të quajtur me emrin pelloida e Kllokotit. Pelloida zakonisht aplikohet në mënyrë lokale në formë të kompresave ose drejtpërdrejtë në vendin e duhur duke mbështjellur pjesët e trupit.
    Aplikohet e nxehtë ose me temperaturë indiferente. Në varësi nga sëmundja dhe indikacionet e individit pelloida së pari ngrohet, e pastaj pjesët e sëmura të trupit mbështjellen me të dhe ashtu të mbështjellura qëndrojnë prej 15 deri në 20 minuta dhe në fund pelloida largohet me ujë termomineral. Ka efekte mekanike, termike dhe kimike. Përshpejton qarkullimin e gjakut, rrit proqeset metabolike, ndihmon në proqeset kronike inflamatore etj.

  • Parafinoterapia

    është metodë e thjeshtë e termoterapisë me të cilën arrihen rezultate të mira terapeutike. Zakonisht shfrytëzohet për procedura terapeutike të nyjeve por edhe për pjesë të tjera të trupit si për fëtyr, shpinë etj.
    Aplikohet me ndihmen e gazave të zhytura në parafinë me temperaturë prej 55-60 °C. Terapia zgjatë 15-20 min. Pas terapisë lëkura është hiperemike, e nxehtë dhe elastike, e përgatitur për procedura tjera terapeutike.